Mirësevini

Kanë filluar regjistrimet për vitin shkollor 2018-2019

Shkolla italiane në Tiranë është një shkollë fillore ndërkombëtare e hapur për nxënës të të gjitha kombësive. Mësimet (për klasat nga I në V) zhvillohen në gjuhën italiane, sipas udhëzimeve ministrore italiane, me mësues italianë të pajisur me licencë për ushtrimin e profesionit që punojnë përkrah mësuesve shqiptarë për lëndët e kurrikulës ministrore shqiptare.

E themeluar në vitin 2017, Shkolla italiane në Tiranë është një institucion edukimi i autorizuar nga Ministria e Arsimit me VKM 764/2017.

Misioni ynë

Shkolla italiane në Tiranë ka si objektiv thelbësor promovimin e gjithanshëm të personit individit dhe për këtë arsye synon të pranojë dhe të promovojë individin për atë çka është, duke u kujdesur me dashuri për të gjithë formimin e tij në respektimin e diversiteteve sociale, kulturore, etnike dhe fetare. Qëllimi i veprimtarisë sonë shkollore është vendosja e nxënësit në kushtet e njohjes dhe forcimit të aftësive të veta konjitive dhe humane, për të favorizuar mësimin e lëndëve në mënyrë të qetë dhe të frytshme, për një rritje harmonike të individëve të së ardhmes.