Certifikimi PLIDA eshte nje diplome zyrtare e leshuar nga Shoqeria Dante Alighieri sipas marreveshjes me Ministrine e Puneve te Jashtme  n. 1903 te dates 4/11/1993, ne bashkepunim me Universitetin “La Sapienza” te Romes, marreveshje e dates  29/6/2004, e njohur nga Ministria e Arsimit Shqiptare (udhëzim nr.20, datë 22.09.2017).

Shiko edhe:  Tarifa provime, Data Provime 2019

PLIDA e Shoqerise Dante Alighieri eshte nje certifikim i afiliuar ALTE,  Association of Language Testers in Europe, qe promovon shumegjuhesine ne Europe,vendos standartet e vleresimit gjuhesor, kontrollon cilesine dhe etiken e testimit gjuhesor dhe grupon certifikimet gjuhesore te vlefshme ne Europe.

Ministria e Universitetit dhe e Kerkimit i njeh certifikaten se njohjes gjuhesore PLIDA vleren e titullit qe lejon regjistrimin universitar per sudentet e huaj (marreveshje 9/10/2006).

Certifikimi PLIDA verteton kompetencen ne italisht si gjuhe te huaj sipas nje shkalle me 6 nivele, nga A1 ne C2 me veshtiresi progresive, sipas niveleve te percaktuar nga Keshilli i Europes.

Shkolla Italiane ne Tirane eshte Qender Certifikuese, e albilituar per leshimin, pas kalimit paraprak te provimit perkates, te diplomes zyrtare PLIDA. 

Korrispondenca e certifikimeve me Kuadrin e Perbashket Europian te Referimit 

Dante Alighieri Università per Stranieri di
Siena
Università per Stranieri di Perugia
LIVELLO C2
Zoterimi
PLIDA C2 CILS Quattro CELI 5
LIVELLO C1
Effikasiteti
PLIDA C1 CILS Tre CELI 4
LIVELLO B2
Progresi
PLIDA B2 CILS Due CELI 3
LIVELLO B1
Pragu
PLIDA B1 CILS Uno CELI 2
LIVELLO A2
Mbijetesa
PLIDA A2 CILS A2 CELI 1
LIVELLO A1
Kontakti
PLIDA A1 CILS A1 CELI impatto

Certifikata PLIDA nga niveli A2 e siper perben nje titull te vlefshem per leshimin e lejes se qendrimit per banore afatgjate.

Kuit i drejtohet
Certifikimi eshte per ata qe flasin nje gjuhe amtare te ndryshme nga italishtja.

Cdo kandidat mund te zgjedhe nivelin qe mendon me afer me aftesine e tij: per t’u regjistruar nuk eshte e nevojshme te kesh kaluar prova te tjera te niveleve me te uleta. Mund te japesh provim ne me shume se nje nivel ne te njejtin sezon.

Provimi eshte i hapur per te gjithe; sidoqofte eshte e udhes te kontaktohet paraprakisht sekretaria e shkolles per cdo lloj informacioni  ne lidhje me pergatitjen eventuale te provimit.

Strukturimi i provimit

Provimi perbehet nga kater prova qe vertetojne kompetencen gjuhesore ne kater aftesite baze: te degjosh, te lexosh, te shkruash, te flasesh.

Kalimi i provimit dhe piket

Nota e cdo prove shprehet ne te tridhjeta: per te kaluar provimin eshte e nevojshme te arrihet minimumi (18/30) ne seicilen nga te kater aftesite.

Shuma e pikeve minimale per te kaluar provimin eshte 72/120; maksimumi 120/120.

Nese kandidati do te marre minimumin ne te pakten njeren nga te kater aftesite e parashikuara do te mund te riprovoje te jape provat ne te cilat ka ngelur brenda 18 muajsh.