PLIDA

Shkolla Italiane ne Tirane eshte Qender Certifikuese, e autorizuar per leshimin, pas kalimit paraprak te provimit perkates, te diplomes zyrtare PLIDA. 

Datat e Provimeve

Certifikimi PLIDA eshte nje diplome zyrtare e leshuar nga Shoqeria Dante Alighieri sipas marreveshjes me Ministrine e Puneve te Jashtme  n. 1903 te dates 4/11/1993, ne bashkepunim me Universitetin “La Sapienza” te Romes, marreveshje e dates  29/6/2004, e njohur nga Ministria e Arsimit Shqiptare (udhëzim nr.20, datë 22.09.2017).

PLIDA e Shoqerise Dante Alighieri eshte nje eshte nje certifikim i afiliuar ALTE,  Association of Language Testers in Europe, qe promovon shumegjuhesine ne Europe, vendos standartet e vleresimit gjuhesor, kontrollon cilesine dhe etiken e testimit gjuhesor dhe grupon certifikimet gjuhesore te vlefshme ne Europe.

Ministria e Universitetit dhe e Kerkimit i njeh certifikaten se njohjes gjuhesore PLIDA vleren e titullit qe lejon regjistrimin universitar per sudentet e huaj (marreveshje 9/10/2006).

Certifikimi PLIDA verteton kompetencen ne italisht si gjuhe te huaj sipas nje shkalle me 6 nivele, nga A1 ne C2 me veshtiresi progresive, sipas niveleve te percaktuar nga Keshilli i Europes.

Me certifikimin PLIDA mund të paraqesësh në mënyrë transparente në CV nivelin tënd të italishtes; të regjistrohesh në universitetet italiane (PLIDA B2); të marrësh nënshtetësinë (PLIDA B1); të marrësh leje qëndrimi me kohë të gjatë (PLIDA A2). 

Korrispondenca e certifikimeve me Kuadrin e Perbashket Europian te Referimit 

 Società Dante AlighieriUniversità per Stranieri di SienaUniversità per Stranieri di PerugiaUniversità degli Studi di Roma Tre
LIVELLO C2   PLIDA C2CILS QuattroCELI 5IT
LIVELLO C1   PLIDA C1CILS TreCELI 4 
LIVELLO B2   PLIDA B2CILS DueCELI 3int.IT
LIVELLO B1   PLIDA B1CILS UnoCELI 2ele.IT
LIVELLO A2   PLIDA A2CILS A2CELI 1base.IT
LIVELLO A1   PLIDA A1CILS A1CELI impatto

Provimi eshte i hapur per te gjithe; sidoqofte eshte e udhes te kontaktohet paraprakisht sekretaria e shkolles per cdo lloj informacioni  ne lidhje me pergatitjen eventuale te provimit.

TARIFAT

Provimi PLIDA niveli A1/A2 50 €

Provimi PLIDA niveli B1/B2 50 €

Provimi PLIDA niveli C1/C2 50 €

KUOTAT E REGJISTRIMIT NE NJE AFTESI TE VETME

(aftesite: ascoltareleggerescrivere ose parlare)

1 aftesi 15 euro

2 aftesi 30 euro

3 aftesi 40 euro

Regjistrimi kryhet duke paraqitur mandatin e pageses ne banke ose duke e kryer pagesen direkt ne sekretarine e shkolles dhe duke plotesuar formularin e regjistrimit te pakten tre dite para dates se provimit.

Nota e cdo prove shprehet ne te tridhjeta: per te kaluar provimin eshte e nevojshme te arrihet minimumi (18/30) ne secilen nga te kater aftesite. 

Nese kandidati do te marre minimumin ne te pakten njeren nga te kater aftesite e parashikuara do te mundet, brenda 18 muajsh, te riprovoje te jape provat ne te cilat ka ngelur. 

plida@scuolatirana.com