Pyetje

Çfarë programesh ndjek shkolla?

Shkolla italiane në Tiranë, përdor programe të njohura si nga Ministria e Arsimit Italian ashtu dhe nga Ministria Shqiptare e Arsimit. Të gjithë mësuesit janë të gjuhës amtare, përfshirë ata të gjuhës angleze dhe shqipe.

Cilat janë oraret tuaja?

Ne Shkollen Italiane leksionet fillojne e 08:30 dhe mbarojne ne 13:30, por jane te parashikuara aktivitete mikpritjeje qe nga ora 07:30 dhe passhkollore deri ne 17:00. Struktura funksionon pastaj ne oret e mbremjes si qender kursesh dhe certifikimi PLIDA (Progetto Lingua Italiana Dante Alighieri).

Cilat janë tarifat tuaja?

Për të mësuar rreth tarifave tona, ju lutemi na kontaktoni për të parë broshurat për vitin në vazhdim.


Për cilën grup-moshë  bëhet fjalë?                                                                                                          

Shkolla fillore mirepret studente nga 6 deri ne 11 vjec, duke filluar nga viti i ardhshem shkollor do te hapet edhe shkolla e mesme. Kurset e gjuhes te mbasdites dhe te mbremjes jane te hapur per te gjithe: te rritur dhe femije nga 5 vjec e siper. Per me te vegjlit Shkolla Italiane ka aktivizuar nje bashkepunim me Kopshtin e Gjelber ku mesueset tona zhvillojne aktivitete hyrese te lexim- shkrimit ne gjuhen italiane.


Nëse fëmija im nuk flet italisht, a mund të ndjekë këtë shkollë fillore?

Po, nga klasa e parë është parashikuar një kurs përmirësimi për fëmijët jo të gjuhës amtare, gjë që favorizon futjen e shpejtë në të.


A është parashikuar shërbimi i transportit?

Po, shkolla italiane ofron shërbimin e transportit për nxënësit e tyre. Për t’u njohur me tarifat tona, mos hezitoni të na kontaktoni.

Pse t’i propozoj fëmijës tim, një cikël mësimi shumëgjuhësh?

Dygjuhësia në moshë të vogël është e ndryshme nga të mësuarit e gjuhës së dytë në moshë madhore: është një proces spontan që zhvillohet nëse fëmija ka mundësi të mjaftueshme për të dëgjuar gjuhët e huaja dhe motivim të mjaftueshëm për t’i përdorur ato. Këto aftësi shpesh kanë përparësi në zhvillimin e aftësive të leximit dhe të shkrimit, të kuptuarit e gjuhës që përdoret në shkollë dhe të të mësuarit të një gjuhe të tretë ose të katërt.

Ç’do të thotë të studiosh italisht?

Studimi në gjuhën italiane do të thotë të zhytesh plotësisht në një stil jetese, jo vetëm duke iu afruar gjuhës së katërt më të studiuar në botë, historisë, artit, muzikës, por edhe modernitetit të industrisë italiane dhe Made in Italy, duke ndërtuar me njohuritë e veta të ardhmen e tyre.

Nxënësit e shkollës janë të gjithë italianë?

Jo. Shkolla italiane në Tiranë është e hapur për nxënësit e të gjithë kombësive.

Jeni shkollë e njohur nga Ministria?

Po. Shkolla italiane në Tiranë është e njohur nga Ministria e Arsimit  me VKM 764/2017.

Nxënësit tuaj mbajnë uniformë?

Po. Është parashikuar mbajtja e uniformës. Kostoja e uniformës ndryshon në bazë të copëve të  kërkuara dhe nuk është e përfshirë në pagesën mujore.

Ofroni shërbimin e mensës?

Po. Shërbimi i mensës i Shkollës italiane në Tiranë ofrohet në bashkëpunim me një restorant të certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që punon në përputhje të plotë me standardet e BE-së për shëndetin dhe higjienën. Menutë tona janë miratuar nga një nutritionist dhe janë subjekt i shqyrtimit sezonal.

Çfarë politike ndiqni lidhur me vaksinimin dhe kujdesin shëndetësor?

Shkolla italiane në Tiranë ndjek atë që kërkohet nga Ministritë e Arsimit Italiane dhe Shqiptare për veprime që synojnë parandalimin, kontrollin dhe zvogëlimin e rreziqeve për shëndetin publik. Për sa i përket vaksinimit, në kohën e regjistrimit do të kërkohet fotokopja e librezës së vaksinimit të secilit nxënës. Mungesa e  dokumentacionit që vërteton përmbushjen e detyrimeve të vaksinimit do të çojë në anulimin e regjistrimit.