Regjistrimet

Regjistrimet në shkollën fillore

Proçedura për regjistrimin në Shkollën fillore së pari fillon me një ftesë për të vizituar shkollën, për të diskutuar me drejtuesit tanë mbi nevojat personale të çdo studenti dhe për tu njohur nga afër me stafin dhe projektin didaktik te shkollës.
Pas takimit, për të konfirmuar regjistrimin, prindërit/kujdestarët duhet të plotësojnë formularin e rregjistrimit lëshuar nga sekretaria dhe ta dorëzojnë atë të shoqëruar me një fotokopje të dokumentave të tyre të identitetit dhe të fëmijës, një fotokopje të librezës së vaksinave dhe mandatin e pagesës së këstit të parë.
Pjesa më e madhe e studentëve fillojnë shkollën në shtator, por Shkolla Italiane ne Tiranë pranon regjistrime edhe gjatë vitit shkollor nëse ka vende të lira.

Tarifat për vitin aktual janë si më poshtë:

  • 2600€/vit me kohë normale 8:30 – 13:30
  • 3600€/vit me kohë të plotë 8:30 – 16:30

Tarifa përfshin një bursë studimi prej 1000€ të siguruar nga shoqëria Dante Alighieri. Numri i bursave është i limituar. Parashikohen zbritje prej 20% për fëmijën e dytë të regjistruar dhe 30% për fëmijën e tretë.
Të gjitha informacionet në këtë faqe nuk zvëndësojnë në asnjë mënyrë informacionin e përfshirë në raportet administrative.

Shiko edhe bursa studimi

REGJISTRIMET NË KURSE DHE AKTIVITETE JASHTËSHKOLLORE
Regjistimet e kurseve dhe aktiviteteve jashtë shkollore janë të hapura gjatë gjithë vitit. Për më shumë informacion ju ftojmë të na kontaktoni.