Sherbimet

Shkolla fillore – Cikli fillestar

Shkolla fillore ndërkombëtare (nga klasa I deri në të V) e hapur për nxënësit italianë, shqiptarë dhe të çdo kombësie tjetër. Mësimet zhvillohen në gjuhën italiane sipas udhëzimeve të ministrisë Italiane, me mësues që e kanë italishten gjuhë amtare, të cilëve u bashkohen mësuesit shqiptarë për lëndët e kurrikulës së ministrisë shqiptare.

Pas mësimit – Vend studimi

Ekziston një ambient për qëndrimin pas mësimit, nga ora 14.00 deri më 17.00. Nxënësit mund të kërkojnë ndihmën e mësuesve për të bërë mësimet në një ambient të rehatshëm dhe në një dimension studimi mes të barabartëve.

Kurs i gjuhës italiane për fëmijë

Mësime në grupe të vegjël për të arritur rezultate të mëdha. Kurse për fëmijët nga 6 në 13 vjeç për mësimin e gjuhës italiane. Kurset zhvillohen duke ndjekur ritmet e të mësuarit të pjesëmarrësve në grup, duke filluar nga alfabeti deri në nivelin më të përparuar.

Kurse të gjuhës italiane për të rritur

Zhvillohen kurse në grup për të rinj dhe të rritur për të mësuar dhe zotëruar gjuhën italiane në nivelet A1-A2-B1-B2-C1-C2.

Kurse përgatitore për certifikimin e gjuhës italiane

Zhvillohen kurse për përgatitjen e provimeve për certifikimet e gjuhës, që kërkohen për regjistrimet në Universitetet Italiane sipas numrit që secili universitet ka për studentët e huaj.

Kurse individuale

Zhvillohen kurse individuale të gjuhës, për ata persona të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën italiane  apo që kanë si qëllim të zgjerojnë njohuritë e tyre.

Lexime të animuara

Takime pasditeve për të afruar më të vegjlit me leximin e teksteve dhe figurave.

E shtuna italiane

Çdo të shtunë zhvillohet një aktivitet laboratorik i ndryshëm, me aktivitete didaktike të veçanta për të njohur së bashku shumë aspekte të kulturës italiane në një dimension zbavidës..

Kori

Nga janari i vitit 2018 janë të hapur kurse muzike dhe kore për fëmijët nga 6 në 11 vjeç, me mësues shqiptarë shumë të kualifikuar.

Kurse të gjuhës angleze

Sipas kërkesave hapen kurse individuale dhe në grupe të vegjël të gjuhës angleze për fëmijë dhe të rritur.

Biblioteka

Një ndër qëllimet tona arsimore është të nxisim te nxënësit tanë pasionin për leximin që në moshë të hershme. Për këtë qëllim shkolla jonë është pajisur me një bibliotekë me tekste në gjuhën italiane për fëmijë dhe të rritur, e cila zgjerohet vazhdimisht, falë edhe dhurimeve. Për të dhuruar libra për shkollën na kontaktoni me e-mail.

Hapësira e dëgjimit

Shkolla Italiane në Tiranë ofron për prindërit dhe nxënësit një hapësirë për të dëgjuar dhe bashkëbiseduar në shërbim të nevojave didaktike dhe edukative të llojeve të ndryshme dhe në mbështetje të të qenit e të bërit prindër, duke u ndihmuar nga eksperienca dhe kompetenca e një psikologeje italiane.