Shkolla

Shkolla italiane në Tiranë  lindi nga dëshira, impenjimi dhe përkushtimi i tre mësueseve italiane, të cilat, duke përfituar nga vitet e përvojës në shkollat italiane dhe shqiptare vendosën të japin kontributin e tyre në panoramën shqiptare të edukimit. Të motivuara nga pasioni i madh për mësimdhënien, mbështetur nga eksperienca shumëvjeçare në këtë fushë, të bindura se nga një grup i vogël, i vendosur për të realizuar një kompani të madhe, mund të lindë një realitet solid dhe i besueshëm, u angazhuan në mënyrë që shkolla e parë italiane në Shqipëri të mos ishte vetëm një projekt, por një realitet i prekshëm.

Filozofia jonë

Shkolla italiane në Tiranë promovon rrugën e edukimit të secilit fëmijë, si mundësi për të shprehur potencialin e tij, në një mjedis multigjuhësor dhe multikulturor.

Në Shkollën Italiane, u japim theks të veçantë fushave afektive-relacionale dhe njohëse; promovojmë zhvillimin e identitetit, marrëdhënieve, ndërveprimit dhe bashkëpunimit brenda grupit të klasës, duke krijuar një kontekst të favorshëm të të mësuarit dhe duke rritur origjinalitetin dhe diversitetin e gjithsecilit

Në Shkollën Italiane në Tiranë   ndiejmë detyrimin dhe nevojën që të edukojmë duke nxitur nxënësit të bashkëndarjen dhe solidaritetin, duke kultivuar te fëmijët, vlerën e lirisë, solidaritetit, ndjenjën e drejtësisë dhe atë të bashkëjetesës shoqërore.

Në Shkollën Italiane në Tiranë   edukimi zhvillohet çdo ditë nëpërmjet marrëdhënies njerëzore mes mësuesit dhe nxënësit, edhe në kontekstin e gjesteve specifike, por mbi të gjitha në praktikën normale të mësimdhënies.

Programet

Shkolla italiane në Tiranë punon për të përmirësuar dhe nxjerrë në pah:

  • aftësitë gjuhësore, me referencë të veçantë në gjuhën italiane dhe atë angleze
  • aftësitë matematiko-logjike dhe teknologjike
  • aftësitë në praktikë dhe në kulturën muzikore
  • Disiplinat motorike
  • Edukimin ndërkulturor dhe qytetarinë aktive që synojnë respektimin e dallimeve dhe dialogut ndërmjet kulturave
  • edukimin për solidaritet, kujdesin për sendet e përbashkëta dhe ndërgjegjësimin për të drejtat dhe detyrat, për të zhvilluar sjellje të përgjegjshme të frymëzuara nga njohuritë dhe respektimi i ligjshmërisë
  • Edukimin për qëndrueshmërinë e mjedisit, pasuritë e natyrës, trashëgiminë dhe aktivitetet kulturore
  • Zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive digjitale të nxënësve përmes përdorimit të teknologjisë digjitale të konceptuar si mjet mësimor që synon ndërtimin e aftësive.

Në shkollat italiane dekreti ministror 254 i vitit 2012 ka përcaktuar disiplinat e mëposhtme të studimit për nxënësit e shkollave fillore (të detyrueshme nga viti shkollor 2013/2014):

  • Italisht  
  • Gjuhe angleze
  • Histori
  • Gjeografi
  • Matematikë
  • Shkenca
  • Muzikë
  • Arte pamore
  • Edukim fizik dhe teknologji
  • Nënshtetësia dhe Kushtetuta
  • Besimi katolik (opsional)

Shtohet gjuha shqipe, e parashikuar nga Ministria Shqiptare e Arsimit (MASH), e detyrueshme për nxënësit shqiptarë.

Në Shkollën Italiane në Tiranë , të vetëdijshëm se sot më shumë se kurrë njohja e gjuhës angleze është një mjet thelbësor për t’u hapur deri në botë mësimi i gjuhës angleze fuqizohet që nga klasa e parë përmes aftësive  të një mësuesi specialist të gjuhës amtare në orarin kurrikular, që favorizon dëgjimin dhe dialogun bazuar në teknikën learning by doing – të mësuarit duke bërë.